Në burgjet e Holandës, më shumë roje se të burgosur!

Ndryshe

Në burgjet e Holandës, më shumë roje se të burgosur!

Më: 12 prill 2014 Në ora: 00:46

Qeveria holandeze është duke u përballur me një problem të pazakontë: burgjet nuk janë të mbushura, kështu që aty ka më shumë roje se të burgosur, thuhet në njoftimin e Ministrisë holandeze të Drejtësisë.
Shkalla e krimit në vend është në rënie në vitet e fundit. Në vitin 2008 vendi kishte 15 mijë të burgosur. Në mars të këtij viti janë 9.710, ndërsa personeli i sigurisë dhe zyrtarët tjerë bashkë arrijnë shifrën 9.914. Në SHBA, nga ana tjetër, raporti mes rojeve dhe të burgosurve është një me pesë.

Ministria holandeze e Drejtësisë thotë se po studion arsyet pse është zvogëluar numri i të burgosurve. Sidoqoftë, për shkak të kësaj gjendjeje “krize” ata po detyrohen të mbyllin disa burgje!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat