E detyruan 14 vjeçaren të martohet, vrau burrin me helm

Ndryshe

E detyruan 14 vjeçaren të martohet, vrau burrin me helm

Më: 12 prill 2014 Në ora: 00:45

Policia nigeriane njoftoi se një vajzë 14 vjeçare, e cila ishte e detyruar që të martohet, përgatiti një drekë helmuese me të cilin vrau burrin dhe tre miqtë e tij.
Policia thotë se Wasila Umaru ka pranuar se ka vënë helmin në ushqim, pasi ishte detyruar të martohet me burrin që nuk e do.

Dhëndri ishte 35 vjeç. Ai kishte ftuar disa miq për të festuar martesën në fshatin e saj, 100 kilometra larg qytetit Kana.

Sipas kumtesës së policisë, Wasila do të akuzohet për vrasje.

Martesa e detyruar është dukuri shumë e pranishme në Nigeri, sidomos në veri të vendit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat