Të droguarit, vetëm 10% shkojnë në qendrat e trajtimit

Ndryshe

Të droguarit, vetëm 10% shkojnë në qendrat e trajtimit

Më: 11 prill 2014 Në ora: 17:26

Ata që përdorin drogën mund të gjejnë kurim në qendrat e trajtimit, por sipas të dhënave shumë pak prej tyre kanë zgjedhur këtë rrugë.

Nga të dhënat e raportuara nga qendrat e trajtimit në të gjithë vendin, vetëm 10% e vartësve të drogave kanë kërkuar të shtrohen në to, të tjerët vazhdojnë të raportojnë. Shefi i toksikologjisë, Zini Sulaj, thotë se numri i përdoruesve problematikë është 15.000 persona.

Duke e parë si një fenomen sa familjar, aq edhe social e ekonomik, qendrat private, shoqatat antidrogë dhe Ministria e Shëndetësisë firmosën një marrëveshje bashkëpunimi që secili nga aktorët të marrin përgjegjësitë përsipër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat