Krijon me flokët një xhybe dhe një kapele për t’ia dhuruar të shoqit

Ndryshe

Krijon me flokët një xhybe dhe një kapele për t’ia dhuruar të shoqit

Më: 11 prill 2014 Në ora: 16:33

Një mësuese kineze, tashmë në pension, ka filluar të mbledh qimet e flokëve që i binin qysh kur ishte 34 vjeçe.

Ajo i ka treguar gazetarëve se kur ishte e re të gjithë e kishin zili për flokët që kishte! Por me kalimin e viteve ajo kuptoi se si sytë ashtu edhe flokët po humbnin lavdinë e tyre! Asaj i pëlqenin aq shumë flokët saqë vendosi t’i ruante fijet që i binin. Në vitin 2013 mendoi t’i transformonte në një veshje: ideja e parë qe për një xhaketë dhe më pas për një kapele. Ish mësuesja ka thënë se durimi qe një nga gjërat më të rëndësishme gjatë punës së saj me endje apo thurje jo të zakontë, sepse mbase fijet e flokëve nuk mund t’i dilnin. Ndaj përveç krijimin të veshjes, ajo në kohën e lirë llogariste edhe fijet e flokëve që kishte mbledhur. Nga “arkiva e flokëve” përdori plotë 116.058 fije: palltoja peshon 382,3 gram ndërsa kapelja 119,5. Më pas krijimet e saj ajo ia dhuroi të shoqit. Ende nuk ka informacione ose foto përsa i takon reagimit të tij! Mbase ai nuk e ka vlerësuar!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat