Kritika të ashpra për filmin e ri “Noah”

Ndryshe

Kritika të ashpra për filmin e ri “Noah”

Më: 10 prill 2014 Në ora: 23:45

Pavarësisht kritikave të ashpra nga disa të krishterë konservatorë, “Noah” ishte ndër më të rankuarat në top box-office, në Shtetet e Bashkuara, fundjavën e kaluar, me një shumë prej 44.000.000 dollarësh.

Ky film është një hap ambicioz për regjisorin, drejtues edhe i filmave të njohur: “The wrestler” dhe “Black Swan”. Te dy këta filma janë nderuar me çmime të rëndësishme.

Nga ana tjetër filma “Noah”, është përballur me një kritikë tejet të ashpër. Glenn Beck dhe pastori Rick Warren ishin ndër të parët që sulmuan filmin.

Edhe studio e famshme Paramount, e ka shqetësuar Aronofskyn, pasi kjo e fundit e ka testuar filmin të paktën pesë herë me fokus grupet.

“Unë mund ta kuptoj gjithë këtë dyshim- ka thënë Aronofsky, meqë kjo ngjarje marrë nga Testamenti i Vjetër, ka të paktën 50 vjet që nuk përdorej si subjekt i një realizimi kinematografik, “pikërisht gjatë kësaj periudhe kanë dalë nga Hollywood filma që kanë ushqyer njerëzit me ide të gabuara”, ka përfunduar ai.

Pvarësisht kritikave të ashpra nga disa të krishterë konservatorë, “Noah” ishte ndër më të rankuarat në top box-office, në Shtetet e Bashkuara, fundjavën e kaluar, me një shumë prej 44 milionë dollarësh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat