Ajsbergët më të rrezikshëm tani sesa kur u fundos Titaniku

Ndryshe

Ajsbergët më të rrezikshëm tani sesa kur u fundos Titaniku

Më: 10 prill 2014 Në ora: 20:11

Sa herë përmendim ajsbergët, na vjen në mëndje filmi “Titaniku” dhe kujtojmë fatin e keq të 1500 pasagjerëve që u mbytën në oqean.

Të gjithë u përpoqën të shpjegojnë faktin sesi një anije kaq gjigande u mbyt në një kohë të shkurtër pas përplasjes me një ajsberg.

Shkencëtarët nuk gjetën një shkak konkret, por u mjaftuan me faktin, se ishte fati i keq i anijes dhe udhëtarëve, të cilët po udhëtonin në një kohë kur numri i ajsbergëve ishte i madh.

Por studiuesit nga Universiteti i Sheffieldit kanë tentuar ta hedhin poshtë këtë teori duke thënë se në ditët e sotme ekziston rrezik edhe më i madh nga copat e akullit që “notojnë” në oqeane.

“E kemi parë se 1912-ta ishte vit i rritjes së ajsbergëve, por atëherë nuk ishin më të rrezikshëm”, ka thënë profesori Grand Bigg, drejtuesi i studimit.

“Në vitin 1909 ka pasur numër më të madh të ajsbergëve dhe rreziku ishte i pranishëm nga ta. Mes viteve 1991 dhe 2000 kemi regjistruar më shumë se 700 ajsbergë që ishte pesë herë më shumë se në vitin 1912”, shprehte ai.

Ai paralajmëroi se ngrohja globale mund të shtojë edhe më shumë numrin e ajsbergëve nëpër oqeane dhe kjo sipas tij do të paraqet rrezik për anijet. /e.gj/noa.al/ ajsberg-4 ajsberg-9 ajsberg-noa ajsberg1 -

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat