Një fakt tjetër për ekzistencën e jashtëtokësorëve

Ndryshe

Një fakt tjetër për ekzistencën e jashtëtokësorëve

Më: 10 prill 2014 Në ora: 09:48

Një çifti kishte lidhur një kamerë në një pemë për të xhiruar imazhe të drerëve gjatë natës.

Kjo video mahnitëse tregon momente të një dreri që duket se mbetet i tronditur nga një ufove.

Edith dhe Rainer Shattles dëshirojnë të xhirojnë shprehitë e natës së drerëve, ku ata kanë vendosur kamera infrared nëpër fushat e tyre në fundin e maleve të Mississippit.

Megjithatë, kur ata kanë shikuar imazhet nga në një kamerë ata i kapen ethet, kur u shfaqën dy drita të qarta rrezatuese.

Në fillim ata menduan që dritat fantazmë ishin drita të ndonjë kamioni apo makine, por objekti i paidentifikuar shihet duke u ngritur dhe fluturon në drejtim të qiellit.

Asnjë shenjë e gomave nuk është gjendur në skenë në rrethinën e Jackson Country, kurse aty nuk ka asnjë rrugë afër në fushë.

“Sa më shumë që e shikojmë, aq më shumë kuptojmë se ai ishte në ajër”, tha znj.Shattles për kanalin lokal televiziv ËLOX.

“Ishte diçka që kurrë nuk e kemi parë. Do të dëshiroja që dikush të ngrihet dhe të thotë ‘po, është diçka e jona’”.

Spekulimet në mediat sociale janë shpërndarë në momentin kur fotot janë publikuar.

Teoritë fillojnë nga prezenca e ndonjë avioni të telekomanduar qeveritar deri tek një vizitë e alienëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat