Si të ballafaqoheni me fobitë?

Ndryshe

Si të ballafaqoheni me fobitë?

Më: 9 prill 2014 Në ora: 09:31

Disa persona gjejnë një mënyrë shumë të thjeshtë për të shmangur fobitë e tyre duke mos u ekspozuar ndaj tyre.

Janë të shumta shkaqet nga të cilat ne jemi të predispozuar të kemi fobi. Disa nga këto raste po i përmendim më poshtë si dhe mënyrën për të menaxhuar ato dhe për të larguar fobitë tona.

- Ka të bëjë me fëmijërinë: Kjo ka të bëjë me disa frika të imponuara nga vetë prindërit tanë si p.sh. kur thonë “Erdhi gogoli” apo gjëra të kësaj natyre. Në njëfarë mënyre, vetë prindërit tanë na ekspozojnë ndaj një fobie.

- Janë traumat që kalojmë në jetë: Një eksperiencë e hidhur në jetën tonë ose e dëgjuar nga një person që mund të përcjellë fobinë e tij tek ne. Për shembull, nëse kemi ndër mend të bëjmë një udhëtim me aeroplan, duke pasur parasysh ato që kemi dëgjuar për aksidente ajrore, në njëfarë mënyre ne mendojmë se çfarë mund të na ndodhte, nëse do të udhëtonim me aeroplan.

- Mënyrat për të menaxhuar këto frika: Disa persona gjejnë një mënyrë shumë të thjeshtë për të shmangur fobitë e tyre duke mos u ekspozuar ndaj tyre. Kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë, por dhe kjo nuk është një zgjidhje sepse në një moment apo në një tjetër, ne do të përballemi me to! Atëherë lind pyetja: Si mund t’i menaxhojmë apo “shërojmë” këto fobi?! Atëherë, nëse do ta bënim vetë një gjë të tillë, do të bënim këtë si fillim: Në një copë letër do të shkruanim fobitë tona dhe do t i vlerësonim me një notë nga 1 deri në 10.

Atëherë ne do të merreshim me atë fobi që tek ne ka më shumë efekte anësore (marrje mendsh, të vjella, puls të lartë etj.) dhe nëse do të donim që të menaxhojmë këtë, mund ta bëjmë nën mbikëqyrjen e një eksperti apo dhe vetë, nëse vetë fobia nuk ka shumë pasoja.

Po flasim për fobinë ndaj udhëtimeve me aeroplan. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të mendojmë, se pas dy javësh do të kemi një udhëtim me aeroplan dhe të mendojmë paraprakisht se çfarë do të bënim: vajtja në aeroport, ngarkimi i bagazheve, hipja në aeroplan, nisja apo ngritja me aeroplan.

Nëse bëjmë këtë gjë, do të vini re (po flasim për një fobi nga aeroplani, nuk mund të bëjmë një gjë të tillë pa pasur një fobi të tillë) se do të përjetoni situata të ngjashme me ato që do të përjetoni në një udhëtim me aeroplan. Kjo gjë duhet bërë 3 herë në javë dhe për një periudhe 2-javore do të shikoni që do të jeni në gjendje të menaxhoni frikët tuaja dhe t’i kontrolloni ato. Njëjtë duhet të veproni edhe me fobitë tjera duhet ta merrni një letër dhe të shkruani për frikët tuaja.

Pastaj duhet të mendoni se si të ballafaqoheni me to dhe vazhdimisht duhet të fokusoni në mendime pozitive dhe jo në ato negative, si p.sh. nëse frikësohesh nga ashensori, ju nuk duhet të mendoni për prishjen eventuale të tij dhe mbetjen i/e ngujuar në të.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat