Kërkoni ide të re për frizurën e re?

Ndryshe

Kërkoni ide të re për frizurën e re?

Më: 8 prill 2014 Në ora: 09:09

Pranvera 2014 është rasti për pamje dhe për trend të ri të frizurave!...
Frizura për flokë të shkurtra

Stili ‘Pixie’
Nga të gjitha anët na vërshojnë linjat asimetrike. Kjo frizurë e ëmbël mund të shihet shpesh te personat e njohur, si: Anne Hathaway, Jennifer Lawrence, Emma Watson. Kush thotë që flokët e shkurtra nuk mund të jenë të ëmbla dhe femërore.

Prerja bob asimetrike
Nëse kërkoni diçka të ëmbël, por jo ndonjë ndryshim drastik të flokëve, atëherë provojeni prerjen asimetrike, një frizurë që i përshtatet secilës fytyrë dhe i jep pamje të përkryer. Ky model ju mundëson që të arrini gjatësi dhe tekstura të ndryshme në të njëjtën frizura. Yje të televizionit që i parapëlqejnë këto modele flokësh janë: Karlie Kloss, Frankie Sandford, Marion Cotillard.

Frizura për flokë mesatare dhe të gjata

E dallgëzuar
Dallgët e lehta në flokë e rrisin volumin e tyre deri në nivelin e duhur, as më shumë e as më pak. Kaçurrelat e lehta duken shumë simpatike në flokët e gjatë dhe i përshtaten secilës fytyrë. Ajo që është e shkëlqyeshme në këtë frizurë ka të bëjë me pamjen shumë origjinale të saj e njëkohësisht shumë trendi dhe të freskët.

Kaçurrele natyrale
Trendi i kaçurreleve të mëdha po kthehet. Të ëmbla, joshëse dhe seksi.
Flokët anash
Një frizurë e shkëlqyer, e cila reflekton elegancë dhe modesti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat