Policia nis kërkimin për modelen- vrasëse (Foto)

Ndryshe

Policia nis kërkimin për modelen- vrasëse (Foto)

Më: 8 prill 2014 Në ora: 00:58

Policia ka shpallur në kërkim ish- të dashurën e një milioneri britanik, pasi akuzohet për vrasjen e tij në një vilë në Spanjë.

Andrew Bush, 48 vjeç, u qëllua dy herë në kokë sapo arriti në vilën e tij bashkë me të dashurën e re britanike.

Policia spanjolle ka shpallur në kërkim ish- të dashurën e tij, një modele të brendshmesh, me origjinë nga Sllovakia.

Mendohet se ajo u largua bashkë me vrasësin, i cili e kishte pritur viktimën e tij prej disa ditësh.

E dashura e re e biznesmenit të vrarë mendohet se ka dhënë dëshminë ndaj ish- të dashurës.

Modelja quhet Mayka Marica Kukocova.

Biznesmeni britanik kishte një rrjet dyqanesh bizhuterie.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat