Kafshët garojnë për bashkiak në Divide, Colorado

Ndryshe

Kafshët garojnë për bashkiak në Divide, Colorado

Më: 8 prill 2014 Në ora: 00:18

Disa njerëz thonë se politika është për zogj. E disa të tjerë thonë se është edhe për mace, qen, iriqë, ujq dhe gomarë.
Një grup prej 11 kafshësh, përfshi macen Buster, qenin Pa Kettle, ujkun Keyni, qenin Teddy dhe gomarin Herbie, po garojnë për bashkiakun e Divide, Colorado.
Synimi i këtyre fushatave është të mbledhin para për strehimoren rajonale të kafshëve, “Teller County”.
“Paratë që vijnë nga këto organizime do të shkojnë për strehimoren e kafshëve”, ka thënë Mary Steinbeiser, drejtoreshë e strehimores.
Qëllimi është që nga këta 11 kandidatë të mblidhen 10,000 dollarë për strehimoren.

“Jemi e vetmja strehimore që nuk vrasim kafshë në Coloradon jugore”, ka thënë punëtorja e strehimores, Nancy Adams. “Askush nuk dëshiron t’i shoh kafshët tek vuajnë. Ne jemi këtu për këtë qëllim – t’i mbrojmë dhe të kujdesemi për to”.
Vota për cilëndo kafshë kushton një dollar dhe paratë shkojnë direkt në strehimore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat