150 metra ecje mbi litar për të kaluar lumin Seine [video]

Ndryshe

150 metra ecje mbi litar për të kaluar lumin Seine [video]

Më: 6 prill 2014 Në ora: 23:43

Denis Josselin njihet për ecjen mbi litarë dhe namit të tij ia shtoi edhe një ecje të suksesshme që e pati sot mbi lumin Seine të Parisit.

Atij iu deshën 30 minuta të kalojë litarin 150 metërsh dhe me lartësi prej 25 metra mbi lumë.
“Unë jam i autorizuari i fundit që të kalojë mbi lumen Seine dhe kjo ishte dhjetë vjet më parë andaj këto ngjarje janë shumë të rralla e unë po përpiqem t’i shijojë sa më shumë që mundem”, tha Josselin pas performancës së tij.

Qindra njerëz shikonin Josselinin teksa balancohej në litarin e ngushtë kur po kalonte lumin Seine.
Pas disa sfidave të tilla që ka bërë ai thotë se ende është larg nga pensionimi dhe se ka shumë ide.
“Kam shumë projekte të planifikuara dhe një prej tyre është të ecë mbi litar në një lartësi prej 70 metrash”, përfundoi francezi.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat