“Alo, policia? Kam nevojë për një llap-top të ri”

Ndryshe

“Alo, policia? Kam nevojë për një llap-top të ri”

Më: 6 prill 2014 Në ora: 22:40

Alo, alo, policia? Kam nevojë të më dërgoni në dyqan për të blerë një llap-top të ri.
Kjo është një prej shumë thirrjeve të çuditshme që qytetarët kanë bërë në drejtim të Policisë në Skoci. E policia ka vendosur që përmes rrjetit social Twitter t’i publikojë disa prej tyre në mënyrë që t’i tregojë qytetarëve se numri 999 nuk është për thirrje të tilla.
Vetëm gjatë vitit të kaluar ka pasur mbi 520,000 thirrje emergjente, megjithëse numri 999 ende vazhdon të keqpërdoret.

Një shembull që policia e ka theksuar është kur një person thirri në numrin 999 dhe tha: “Tungjatjeta, jashtë shtëpisë sime janë dy pulëbardha dhe nuk po e mbyllin gojën”.
Në një telefonatë tjetër, një grua i tha operatorit: “Në kopshtin tim është një dhelpër”.
Një telefonuese tjetër kishte thirrur në numrin 999 për t’i treguar policisë se i është prishur llap-topi i saj dhe kërkonte nga policia ta dërgonin deri në dyqan për të blerë një të ri. Gjatë Natës së Krishtlindjeve, një telefonues kishte thirru në polici dhe kishte pyetur: “Sa kohë merr përgatitja e një gjeldeti?”.
Policia kërkon nga qytetarët që të jenë më të kujdesshëm kur telefonojnë dhe të dinë se për çfarë shërben numri 999.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat