Qeni merret si dëshmitar në sallën e gjyqit

Ndryshe

Qeni merret si dëshmitar në sallën e gjyqit

Më: 5 prill 2014 Në ora: 16:56


Tango është një qen i racës labrador, i moshës 9 vjeçare. Ai ka hyrë në sallën e gjyqit në Tours të Francës, nën cilësinë e “personit në dijeni të fakteve”. Pavarësisht kërkesave të të pranishmëve për të mos e bërë një gjë të tillë me qenin, gjykatësi ka vendosur të “dëgjonte” edhe qenin, duke shpresuar se ai mund të arrinte të njihte vrasësin e pronarit të vet.

Duke paraqitur foto të ndryshme të vrasësve të mundshëm, qeni është ngacmuar me një shkop, në mënyrë që të shikonin reagimin e tij. Në stimulim ka marrë pjesë edhe një qen tjetër i racës labrador, Norman, i cili i është nënshtruar të njëjtit eksperimenti, në mënyrë që të përballeshin reagimet.

Të dy qentë kanë pasur të njëjtat reagime gjatë ngacmimeve, kështu që gjykatësi nuk ka mundur ta konsiderojë “dëshminë” e qenit Tango, si të rëndësishme dhe me vlerë në mbledhjen e provave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat