Ndalimi i celularit në klasë, metoda e re e mësuesve kinezë

Ndryshe

Ndalimi i celularit në klasë, metoda e re e mësuesve kinezë

Më: 5 prill 2014 Në ora: 12:41


Një shkollë kineze ka gjetur një zgjidhje se si nxënësit të mos përdorin telefonat gjatë orëve të mësimit dhe të mos bien preh e kopjeve. Duke përdorur disa “shporta” të vogla për vendosjen e pajisjeve, profesorët tani urdhërojnë nxënësit që të depozitojnë telefonat e tyre para se të fillojë ora e mësimit.

Profesorët kanë pohuar se nxënësit e kanë mirëpritur sistemin e ri, që mund të shërbejë si shembull për gjithë shkollat në botë se si të ndalohet përdorimi i telefonave gjatë mësimit. “Shpikja” e re është realizuar nga Instituti i Shkencës në Luoyan në Henan të Kinës, pasi mësuesit u ankuan se “shumica e nxënësve” qëndronin në Weibo (Facebookun kinez) “gjatë orës së mësimit”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat