Nëna që mbante në kushte çnjerëzore fëmijën e saj

Ndryshe

Nëna që mbante në kushte çnjerëzore fëmijën e saj

Më: 4 prill 2014 Në ora: 23:11

Prej dy muajsh një nënë britanike mbante të izoluar në kushte çnjerëzore fëmijën e saj.

Fëmija jetonte në të njëjtën dhomë së bashku me 14 qen, zogj dhe kafshë të tjera, i kequshqyer dhe në gjendje të rënduar shëndetësore.

Gjetja e tij ndodhi krejt rastësisht nga një oficer i policisë së Lancashire në Angli, i cili u fut në banesën e nënës 21-vjeçare pas denoncimit të humbjes së një qeni.

“Kushtet ku jetonte vogëlushi ishin më të këqijat që kam parë ndonjëherë. I veshur keq, mes mbetjeve të ushqimit për kafshët dhe jashtëqitjeve të tyre, madje kishte edhe një infektim serioz në trup, shkaktuar nga një plagë”, thotë oficeri Lloyd Jones, ai që gjeti vogëlushin.

Menjëherë pas pamjeve traumatizuese që u bë dëshmitar, ai prangosi të ëmën e vogëlushit, ndërsa 4-vjeçari u shoqërua menjëherë në spital në gjendje të rënduar, ku edhe për ta ushqyer mjekët u detyruan që të përdornin një tub gastronomik.

Ndërkohë, 21-vjeçarja doli përpara drejtësisë dhe u dënua me 2 vite burg për neglizhencë dhe pakujdesi ndaj fëmijës së saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat