80-vjeçarja tenton të zgjohet nga morgu, por vdes nga të ftohtit

Ndryshe

80-vjeçarja tenton të zgjohet nga morgu, por vdes nga të ftohtit

Më: 4 prill 2014 Në ora: 19:24

Sipas një dokumenti të lëshuar nga një gjykatë në Kaliforni, thuhet se një gjyshe ka tentuar t’i shpëtojë vdekjes në morgun e një spitali në Los Angjelos pasi ishte deklaruar e vdekur.
Kjo grua ishte munduar mjaft shumë të dilte nga frigoriferi por kishte mbetur e vdekur nga të ftohtit dhe ngrirja. Arroyo kishte vuajtur nga një sulm në zemër dhe ishte shpallur e vdekur nga stafi i spitalit “Boyle Heights White Memorial” të Los Angjelosit në vitin 2010.

Një gjykatë tjetër në Kaliforni ka deklaruar se familja e 80-vjeçares Maria de Jesus Arroyo mund të nisin procedurën gjyqësore kundër spitalit të Kalifornisë, doktorët e të cilit e kishin shpallur Marian të vdekur para kohe.

Gjykata e Apelit të Kalifornisë deklaroi se procedura gjyqësore kundër këtij spitali ishte paraqitur shumë vonë. Gjithashtu, prokurori i kësaj gjykate tha se nuk ka mundësi që familja e Marias të jetë në dijeni se gjyshja u zgjua dhe vdiq nga ngrirja, para se patologu të kishte shpallur rezultat e tij në vitin 2011.

Njerëzit që ishin përkujdesur për funeralin e saj kishin parë se fytyra e Marias kishte qenë e mavijosur, me lëndime dhe hundë të thyer.

“Lëndimet në fytyrën e saj ishin shumë të rënda saqë as grimi nuk do të mund t’ia mbulonte”, raportoi “Los Angeles Times”.

Në vitin 2011 doli edhe shqyrtimi i patologut, i cili kishte arritur në përfundim se 80-vjeçarja “ishte zgjuar nga ftohësi, por ishte ngrirë për së gjalli nga pamundësia për të dalë plotësisht nga ai ambient”.

Ankesat e familjes së të ndjerës nuk janë miratuar ende, kështu që rasti do të shqyrtohet akoma nga organet kompetente të gjyqësisë.

Maria la pas vetës bashkëshortin dhe 8 fëmijët e saj, me të cilët kishte jetuar për rreth 63 vjet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat