Poshtërsi: Ja çfarë i bëjnë një plake të gjorë në Rumani (Video)

Ndryshe

Poshtërsi: Ja çfarë i bëjnë një plake të gjorë në Rumani (Video)

Më: 4 prill 2014 Në ora: 19:10

Disa huliganë të dehur në Rumani, kapin një plak për rroba dhe e rrotullojnë, teksa ajo bërtet me zë nga tmerri që ia shkaktojnë.
Policia është duke i kërkuar këta të rinj në video. Thuhet se xhirimi është bërë në fshatin Jilava, afër kryeqytetit Bukuresht. Ata flasin rumanisht dhe qeshin me terrori që ia shkaktojnë plakës. Ata madje nuk e lënë rehat edhe kur ajo vrapon me shpresën se nuk do të bie më në duart e tyre.

Videoja është ngarkuar dje pasdite në Facebook dhe ra në sy edhe të Policisë, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

“Po e hetojmë këtë incident”, ka thënë një zëdhënës i Policisë.

Pas postimit në Facebook, ka pasur reagime nga më të ndryshmet, shumica e të cilave gjykojnë këta huliganë.

Madda Dumitru shkruan: “Zoti ju ndihmoftë, ndoshta kjo do t’ju ndodhë edhe juve”. Ndërsa, Issis Criss thotë: “Shtazë. Nëse kështu janë edukuar, atëherë le t’i trajtojnë kështu edhe prindërit e tyre” .

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat