Del nga burgu, “dhunon qenin”, shkon për të vrarë ish të dashurën

Ndryshe

Del nga burgu, “dhunon qenin”, shkon për të vrarë ish të dashurën

Më: 4 prill 2014 Në ora: 18:07

Një i moshuar, ishte liruar nga burgu, por vetëm dy ditë “i janë dashur”, që të kthehet prapë atje.
Kur mizoritë njerëzore nuk kanë kufij, dëshmon edhe shembulli i 68 vjeçarit nga Osijeku, i cili e ka dhunuar qenin e tij!?

Ky njeri ishte liruar nga burgu, por vetëm dy ditë “i janë dashur”, që të kthehet prapë atje.

Sipas të afërmeve të tij, ai kishte shkuar tek shtëpia e tij dhe me zë të lartë kishte kërcënuar ish të dashurën e tij, se do ta vriste, do të hidhte një bombë, madje edhe nëse do të duhej të shkoj përsëri në burg.

Për fat të mirë , fqinjët të cilët dëgjuan britmat, menjëherë thirren policin.

"Është arrestuar dhe dërguar tek organet mbikëqyrëse të paraburgimit, me dyshimin për vrasje ose të torturës së kafshëve", citohet të ketë bërë të ditur një zyrtar policor.

Sipas mediave kroate, personi në fjalë, bëhet e ditur se edhe më herët është dënuar disa herë, për ushtrim të dhunës në familje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat