Fluturoi nga Anglia për në Spanjë me pasaportën e partneres, duke i shpëtuar kontrollit

Ndryshe

Fluturoi nga Anglia për në Spanjë me pasaportën e partneres, duke i shpëtuar kontrollit

Më: 4 prill 2014 Në ora: 15:47

Ai është një burrë tullac, i gjatë dhe është bërë gjysh. Ajo është një vajzë bionde. Megjithatë, ai ia doli të bënte një fluturim ndërkombëtar me pasaportën e saj, duke shpëtuar pa u vënë re nga autoritetet.

Neil Clulow, 50 vjeç, nuk u dallua që po përdorte dokumentet e udhëtimit të së dashurës së tij, kur mori avionin në aeroportin e Birmingamit dhe u nis për të festuar 50-vjetorin e tij në Benidorm. Ai po udhëtonte vetëm me një çantë dore, ndaj duhet të tregonte vetëm lejen e fluturimit për të kaluar sigurinë e aeroportit. Ai kaloi pa u vënë re nga autoritetet spanjolle. Gabimi u kuptua prej tij vetëm kur miqtë po krahasonin fotot e pasaportave të tyre dhe ai pa se kishte përdorur dokumentet e partneres së tij.

Clulow u habit përballë faktit se autoritetet nuk e kishin dalluar diferencën midis tij dhe fotografisë së pasaportës.

“Nuk e besoj se kjo mund të ndodhë, veçanërisht pas telashit me fluturimin e humbur malajzian. Është e pabesueshme”, u shpreh ai.

Ai duhet të paguante 70 paund për ta dërguar pasaportën në Spanjë, por u detyrua të priste në hotel për tre ditë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat