Karota, aleat i mëlçisë dhe zorrëve

Ndryshe

Karota, aleat i mëlçisë dhe zorrëve

Më: 20 shtator 2012 Në ora: 15:45

E shtrydhur ose në sallatë, karota përmban shumë sheqer, karoten, minerale dhe fibra, që rregullojnë tretjen
Karotat janë perime me prejardhje mesdhetare, me tul dhe e fortë, e pasur me provitamina A dhe vitamina C, B1, B2, PP, D, E, natrium, kalium, kalcium, fosfor, sheqerna, shumë fibra të tretshme (kryesisht pektinë) dhe 95% ujë. Përveçse u bën mirë dhëmbëve dhe ndihmon në zbardhjen e tyre, karota i jep energji trupit tonë, duke stabilizuar nivelin e kolesterolit në gjak. Gjithashtu, mund të përmendim edhe vetitë e betakarotenit tejet të këshillueshme nga mjekësia moderne si një element bazë për jetëgjatësinë dhe funksionimin e mirë të të gjitha organeve të njeriut. Kjo mori vlerash e bën karotën një produkt të shkëlqyer të tokës me veti antioksiduese, pastruese, që ndihmon në tretjen e ushqimit, kundër diarresë dhe kundër anemisë. Në praktikë, është fuqidhënësi më i mirë për rimëkëmbjen gjatë stinës së vjeshtës.

Shumë efikase kundër kolitit dhe refluksit

Karota është shumë e këshillueshme për të luftuar sëmundjet e stomakut dhe zorrëve; sasia e lartë e provitaminës A që gjendet te karota përmirëson funksionin dhe strukturën e mukozës, duke reduktuar shqetësimet që lidhen me sindromën e zorrëve nervoze dhe duke i mbrojtur nga sulmet muret e stomakut dhe zorrëve. Veprimi mbi mukozat shtrihet edhe në gojë, hundë, fyt dhe mushkëri, që kështu të “karotizuara” janë më pak të ndjeshme ndaj sulmeve të mikrobeve patogjene dhe infeksioneve. Përveç kësaj, të hash karota lehtëson punën e mëlçisë, me përmirësime të rëndësishme për sa u përket përgjigjeve imune.

Pas pushimeve, tretja vështirësohet

Në shtator, diçka thellë në psikikën tonë, por edhe në trup e ndien si të panatyrshme stilin e jetesës që bëjmë. Ndonjëherë koliti mund të jetë treguesi i vetëm i një gjendjeje të madhe ankthi, sidomos kur daljet kryhen që në mëngjes, në fillim të ditës së punës: kjo tregon se kemi një shqetësim në lidhje me gjërat që duhet të përballemi, dhe se pushimet na kishin ç’mësuar me idenë. Është shumë e rëndësishme që të njohim natyrën e këtyre çrregullimeve psikosomatike për të shmangur marrjen e ilaçeve, që në këto raste nuk janë ndonjë ndihmë e madhe.

Në mëngjes pini lëng karote të shtrydhur

Gjatë gjithë muajit shtator në mëngjes përgatisni një gotë me lëng karote të shtrydhur dhe e pini atë me stomakun bosh. Në qoftë se dëshironi mund ta përzieni me pak me lëng molle pa sheqer organizmi do t’ju funksionojë më mirë, po ashtu mëlçia zorra e trashë dhe veshkat. Kjo përzierje lëngjesh është një burim antioksidantësh natyrorë që parandalojnë formimin e rrudhave dhe favorizojnë daljen jashtë rregullisht.

Përdorini të gjalla në formë mezeje të lehtë

Një ose dy karota mund të zëvendësojë një mesvakt, paradite ose pasdite, ndoshta duke i ngrënë të gjalla, sepse një nga cilësitë e tyre është përtypja dhe kërcitja në gojë. Nëse karotat konsumohen të ziera në vakt, mund t’u shtoni pak vaj ulliri, gjë që bën të mundur asimilimin më mirë të betakarotenit, provitaminën e tretshme që në mungesë të yndyrës, në pjesën më të madhe të rasteve humbet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat