Kanguri sulmon familjen që e ushqente

Ndryshe

Kanguri sulmon familjen që e ushqente

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 19:38
Linda Smith me kangurin e saj

Një kujdestare e kafshëve të egra është dëmtuar rëndë në mushkëri pasi ajo dhe familja e saj u sulmuan egërsisht nga një kangur në pronën e tyre në Australi.

Linda Smith 64 vjeç dhe bashkëshorti saj Jim po ushqenin kangurët që po vuanin kushtet e thatësirës në Queensland, kur njëri prej tyre i sulmoi. Çifti dhe djali i tyre luftuan kundër sulmit të kangurit, duke e goditur me lopatë dhe fshesë. Kafsha u largua përmes shkurreve përpara se në ndihmë të familjes të mbërrinin ekipet e emergjencës.

Duke folur nga spitali ku po merr trajtim mjekësor ajo dhe bashkëshorti, Linda Smith u tha mediave se rreth 30 kangurë zakonisht shkojnë çdo darkë pranë pronës së tyre për t’u ushqyer për shkak të thatësirë. Ajo shpjegoi se fillimisht kafsha i sulmoi bashkëshortin dhe më pas atë. Në ndihmë u erdhi djali, i cili doli nga banesa me një lopatë në dorë dhe goditi kangurin.

Nga sulmi, 64-vjeçarja përfundoi me mushkëri të copëtuar, brinjë të thyera, gërvishtje në krah e këmbë dhe lëndime të tjera të brendshme. Mbikëqyrësi i operacioneve të shërbimit të ambulancës tha se nuk kishte hasur kurrë diçka të tillë gjatë 30 viteve në shërbim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat