Pabarazia sociale, pamje spektakolare të kapura me dron

Ndryshe

Pabarazia sociale, pamje spektakolare të kapura me dron

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 23:11
Pamje nga droni

Për projektin fotografik “Unequal Scenes”, fotografi Johny Miller ka përdorur një dron me qëllim për të realizuar shkrepje panoramike elokuente nga lart, të cilat ama paraqesin një skenar shkallmues diferencash mes zonave më të pasura dhe më të varfra të Afrikës Jugore, trashëgimi tashmë e vjetër e sistemeve të diskriminit racor. Duke folur për projektin e tij, Miller ka motivuar në këtë mënyrë fotografitë të shkrepura nga lart:

“Disnivelet në mënyrën se si njerëzit jetojnë janë shpeshherë të vështira për t’u përceptuar nga toka. Bukuria e të qenit në gjendje për të fluturuar është ajo e të parit të gjerave nga një perspektive e re, duke të dhënë mundësinë e rivlerësimit të gjerave siç janë realisht. Duke parë drejt së poshtmes nga një lartësi prej qindra metrash, shfaqen pamje pabarazie të theksuara deri në pabesueshmëri, të padallueshme qartë kur i shikon nga të qenit në tokë”, tha Miller.

Miller shpjegon që disa nga komunitetet e fotografuara janë projektuar arkitektonikisht që në fillim, me qëllim për të qenë të ndarë. Ndërsa të tjerë janë zhvilluar afër njëri-tjetrit, por natyrshëm të ndryshëm në zhvillim, ndryshmi gati organike.

Rezultati, në disa raste, me të vërtetë i pabesueshëm në nivel pamor, është fryt i ligjeve të ndarjes racore që qeverisen Afrikën e Jugut përgjatë periudhës së gjatë, nga viti 1948 deri në vitin 1994. Diskriminimi racor u mund përfundimisht në nivel legjislativ, vetëm me presidentin Nelson Mandela, por efektet e tij ende vazhdojnë “rrezatimin”, edhe pse ka kaluar pothuajse çerek shekulli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat