Demi me brirët zjarr mbyt njeriun (+18)

Ndryshe

Demi me brirët zjarr mbyt njeriun (+18)

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 19:07
Incidenti ndodhi këtë vikend në festivalin tradicional "Toro Embolado" gjatë të cilit një dem me një kuti të zjarrtë në bri zbriti në rrugë.

Rogelio Rodrigo (71) vdiq pasi ishte goditur nga një dem me brirë, ku i ishin vendosur kuti me zjarr, në kremtimet në qytetin spanjoll të Jerikos.

Incidenti ndodhi këtë vikend në festivalin tradicional "Toro Embolado" gjatë të cilit një dem me një kuti të zjarrtë në bri zbriti në rrugë.

Rodrigues pasi u godit nga demi, u transportua në spital, por vdiq nga lëndime të rënda gjatë natës së kaluar, raporton Mirror.

Gruaja e tij tha se ai e donte kapjen e demit, por nuk donte të rrezikojë.

Mbajtja e këtij festivali është kundërshtuar nga shoqatat e mbrojtjes së kafshëve, duke pretenduar se demat vuajnë fizikisht dhe mendërisht, ndërsa organizatorët thonë se kjo nuk është e vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat