Fakte shokuese rreth ndotjes së ajrit

Ndryshe

Fakte shokuese rreth ndotjes së ajrit

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 08:24
Ilustrim

Sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore, ndotja e ajrit vret miliona njerëz çdo vit.

Ky raport i hartuar në bashkëpunim me Institutin për matje dhe vlerësime shëndetësore, po ashtu nxjerr në pah anën ekonomike, duke treguar për vdekjet e parakohshme të lidhura me ndotjen e ajrit, gjë e cila i ndikon ekonomisë botërore në miliardë dollarë humbje nga të ardhurat nga tregu i punës.

Më poshtë disa fakte të dala nga ky raport:

Më shumë se nëntë nga dhjetë njerëz- rreth 92 për qind e popullsisë jeton në vende ku ndotja e ajrit ka kaluar kufijtë që konsiderohen si të sigurtë.

Ndotja e ajrit është kërcënimi i katërt më i madh për shëndetin e njeriut, pas shtypjes së gjakut, duhan pirjes dhe rreziqeve dietike.

Rrezikimi i shëndetit bëhet me marrjen e ajrit të ndotur që mund të ndikojë në infeksione respiratorë dhe sëmundje kardiovaskulare, sulm në zemër, sëmundje kronike të mushkërive dhe kancer të mushkërive.

Janë regjistruar rreth 6.5 milionë vdekje të lidhura me ndotjen e ajrit në mbarë botën përgjatë vitit 2012, kjo sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo përbën 11.6 për qind të vdekjeve botërore- më shumë se numri i vdekjeve të shkaktuara nga HIV/AIDS, të kombinuara me tuberkulozin dhe vdekjet e shkaktuara nga aksidentet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat