Në sytë e tyre shkëlqen ëmbëlsia e melankolisë’

Ndryshe

Në sytë e tyre shkëlqen ëmbëlsia e melankolisë’

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 14:35
Të jesh fotograf duhet të kesh syrin dhe zemrën në fokusin e duhur

Të jesh fotograf përveç aparatit duhet të kesh syrin dhe zemrën në fokusin e duhur.
Fotografia nuk është vetëm një shkrepje, ajo shkon përtej saj, lidhet me mendjen, shpirtin e syrin e atij që shkrep. Të shumtë janë fotografët në vendin tonë, por të paktë janë fotografët artistic.

Një mënyrë të veçantë të punës së tij si fotograf e realizon Arbër Halili.

Fotografitë e tij të rrëmbejnë në çast dhe të fusin në një botë pothuajse imagjinare.
Portretet e femrave si duket janë pika e dobët e Halilit.

Muzat e tij nuk janë të zakonshme, ato shprehin një bukuri natyrale të ndërthurur me brendësinë e tyre, por njëkohësisht sa reale ato duken edhe imagjinare.

Fotografi 23 vjeçar si duket botën e sheh më ndryshe, realja dhe imagjinarja janë të ndërthura në mënyrën më të bukur tek ai. Andaj fotografitë e tij, sidomos portretet e femrave të cilat i sjellë shpesh, kur i shikon për një moment të krijojnë idenë që nuk janë të vërteta.

Një grup fotografish të tilla Arbër Halili sapo i ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook. Këto fotografi janë realizuar për të prezantuar koleksionin e ri të dizajneres së njohur, Besë.

Këto fotografi janë thjeshtë ato të radhës për fotografinë i cili tashmë ka arritur të krijojë stilin e tij të veçantë dhe shumë artistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat