Dhuruesi i spermës, nga një telefonatë zbulon se ka 11 fëmijë

Ndryshe

Dhuruesi i spermës, nga një telefonatë zbulon se ka 11 fëmijë

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 17:05
Dhuruesi i spermës, Ken Allen

Dhuruesi i spermës, Ken Allen, nga Klinika IVF, kuptoi se kishte 11 fëmijë, pasi aty kishte lënë kontaktin e tij.

Ai kishte një grua të dashur, tre fëmijë të bukur dhe një vajzë të adoptuar nga Tajvani.

Por gjithmonë e prekte fakti që njerëzit e tjerë nuk mund të kenë fëmijë. Andaj e pyeti gruan e tij Sue, nëse do të ishte dakord për tu bërë dhurues i spermës.

Gruaja e tij pranoi dhe kështu ai shkoi në klinikë për të dhuruar spermë, natyrisht, me shpresën për t’i ndihmuar çiftet të cilët nuk mund të krijojnë familje.

Pasi e bëri këtë veprim, ai ishte i vetëdijshëm që pas dhurimit nuk do të ishte në gjendje të kontaktojë ndonjë fëmijë të mundshëm, dhe kështu vendosi të linte një mesazh të fshehtë në formularin e tij të dhurimit në rast se fëmijët donin ta gjenin.

Dhe një ditë derisa ai po drekonte, pranoi një telefonatë. Ishte klinika e Fertilizimit (IVF), të cilët e njoftuan se kishte 11 fëmijë që jetonin në të gjithë Australinë.

Ken në një intervistë për një dokumentar tha se duhet t’i ndiqni ëndërrat.

“Dëshiroj t’i inkurajoj të tjerët për t’i ndjekur ëndrrat e tyre. Njeriu nuk mund të zbulojë oqeanët nëse nuk ka guximin të harrojë bregun”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat