Shkencëtarët zbulojnë akull në sipërfaqen e Hënës

Ndryshe

Shkencëtarët zbulojnë akull në sipërfaqen e Hënës

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 17:59
Foto nga arkivi.

Shkencëtarët kanë thënë se kanë të dhëna përfundimtare për shtresa të akullit në sipërfaqen e Hënës.

Të dy depozitat janë gjetur në polin verior dhe atë jugor dhe ka mundësi që datojnë nga kohërat e lashta.

Rezultatet kanë ardhur nga një mision indian, i cili ka ekspoluruar Hënën në vitet 2008-2009.

Detajet e punës janë publikuar në revistën shkencore, Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS).

Sipas studimit, shumica e akullit është e koncetruar nëpër kraterë, derisa në polin verior, akulli është më shumë i shpërndarë.

Instrumenti, i vendosur në anijen kozmike, Chandrayaan, Moon Mineralogy Mapper (M3) ka identifikuar tri zona të akullit në sipërfaqe të Hënës.

M3 jo vetëm që arriti të kapë vetitë reflektive që priten nga akulli, por ishte në gjendje që në mënyrë të drejtpërprejtë të masë molekulat e akullit që absorbojnë dritën infra të kuqe. Kjo do të thotë se shkencëtarët kanë parë se akulli dallonte nga uji i lëngshëm, avulli dhe akulli i ngurtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat