Çiftit mysliman iu refuzua nënshtetësia zvicerane vetëm për një shtrëngim dore

Ndryshe

Çiftit mysliman iu refuzua nënshtetësia zvicerane vetëm për një shtrëngim dore

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 19:25
Ilustrim

Një çift mysliman iu është mohuar shtetësia zvicerane, pasi refuzuan të shtrëngojnë duart me njerëz të gjinisë së kundërt gjatë intervistës së tyre, thonë zyrtarët në Zvicër.

Ata konfirmuan vendimin të premten, duke përmendur më tej dështimin e çiftit për të integruar dhe respektuar barazinë gjinore.

Çifti, i intervistuar muaj më parë, u përpoq gjithashtu t'u përgjigjej pyetjeve të anëtarëve të gjinisë së kundërt.

Një rast thuajse i ngjashëm ndodhi ditë ma parë në Suedi, ku gjykata vendosi në favor të një gruaje myslimane me shami e cila nuk ishte pranuar në punë ngase në fund të intervistës në një kompani kishte refuzuar të shtrëngojë dorën me intervistuesin saj për pozitën që po aplikonte.

Autoritetet zviceran thonë se qytetarët duhet të integrohen të barabartë në Zvicër si dhe të respektojnë barazinë gjinore.

Ata nuk kanë dhënë detaje konkrete rreth rastit të çiftit për mediat lokale atje por  kanë pranuar se nuk ia kanë aprovuar nënshtetësi në. Kryetari i Lausanne, Gregoire Junod, I tha agjencisë së lajmeve AFP se liria re fesë janë pjesë e komunitetit por praktikat fetare  jashtë ligjeve dhe rregullave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat