Gjendet ‘djajtë’ e Tasmanisë, ka shpresë se speciet nuk do të vdesin

Ndryshe

Gjendet ‘djajtë’ e Tasmanisë, ka shpresë se speciet nuk do të vdesin

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 16:33
Ilustrim

Një grup djajsh tasmanianë u gjet në pjesët e largëta të ishullit australian të Tasmanisë, duke ushqyer shpresën se kjo specie e rrezikuar do të shpëtohet nga zhdukja.

Këto lloj gjallesash që jetojnë vetëm në Tasmania për dy dekadat e fundit janë prekur nga një tumor infektiv, i cili ka shkaktuar zhdukjen e pothuajse 80 për qind të popullsisë.

Katërmbëdhjetë mostra, jo të infektuara, u gjetën gjatë një ekspedite tetëditore në jugperëndim të ishullit, zbulon kreu i programit "Save the Tasmanian Devil", David Pemberton. Kafshët janë midis 18 muaj dhe pesë vjeç.

‘Djajtë’ tasmanianë morën emrin e tyre për shkak të ngjashmërisë me mishngrënësit më të mëdhenj në botë. Në moshën madhore ata rriten deri në 70 centimetra në gjatësi dhe peshojnë deri në 12 kilogramë. Humbja e tyre do të ishte e dëmshme edhe për mbajtjen e ekosistemit në Tasmani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat