Fotoja që mund t’ju shpëtojë jetën

Ndryshe

Fotoja që mund t’ju shpëtojë jetën

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 22:20
Fillimisht Jean Taylor nga Wigan iu duk qesharake të shkonte te mjeku për të pyetur rreth thonjve të saj të shtrembër.

Një 53-vjeçare që mendonte se kishte thonj “të shëmtuar”, u trondit kur zbuloi se në fakt forma e thonjve të saj ishte një simptomë e kancerit të mushkërive.

Fillimisht Jean Taylor nga Wigan iu duk qesharake të shkonte te mjeku për të pyetur rreth thonjve të saj të shtrembër.

Por mjekët e njohën menjëherë këtë simptomë të kancerit të mushkërive, edhe pse është shumë pak i njohur. Ata e dërguan për të bërë një sërë analizash, të cilat e konfirmuan frikën e tyre.

Taylor falenderoi mjekët që shpëtuan jetën e saj nga një detaj kaq i vogël, pasi skanerat treguan dy tumore me madhësinë e topit të golfit në të dyja mushëritë e saj.

Statistikat tregojnë se shanset për t’i mbijetuar kancerit të mushkërive janë ndër më të ultat, ndaj diagnozat e hershme janë shumë të rëndësishme.

53-vjeçarja u diagnostikua në fazën e parë. Ajo mendonte se thonjtë e saj të çuditshëm ishin gjenetik, pasi edhe e ëma, e cila humbi gjysmën e mushkërive për shkak të kancerit, i kishte.

Image

Fatmirësisht vajza e Taylor bëri disa kërkime në internet mbi formën e çuditshme të thonjve dhe rezultoi se mund të ishin simptomë e kancerit.

Duke folur për përvojën e saj të hidhur, Taylor tha: “Këto thonj më kanë shpëtuar jetën dhe nuk kam ndërmend t’i pres!”. Ajo shpërndau fotografitë e thonjve të saj në rrjetet sociale, në mënyrë që të ndërgjegjësojë të gjithë personat që mund të jenë prekur nga kjo simptomë.

Fotografitë e saj janë shpërndarë mbi 85 000 herë dhe kanë marrë më shumë se 27 000 reagime. Madje shumë i dërgojnë fotografi personale të të njëjtës simptomë, ndërsa disa thonë se të afërmit e tyre e kanë ose e kanë patur këtë simptomë, por nuk e dinin që lidhej me kancerin e mushkërive.

Jean Taylor pritet t’i nënshtrohet dy operacioneve për të hequr kancerin në mushkëri, por shprehet optimiste për të ardhmen, pasi mund të mbështetet te familja dhe miqtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat