Historia e gruas që lindi binjake pa e ditur se është shtatzënë

Ndryshe

Historia e gruas që lindi binjake pa e ditur se është shtatzënë

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 08:24
E reja angleze ishte vizituar më parë pasi nuk ndihej mirë, por ajo kurrë nuk kishte pasur shenja shtatzënie, i vinin periodat dhe hante si zakonisht.

21-vjeçarja Beth Bamford u habit kur shkoi një natë në tualet dhe përfundoi duke lindur binjakë.

Kur i dashuri i saj Andy Morris ishte në gjumë, Beth lindi një vajzë. Më pas, njoftoi ambulancën dhe brenda saj nxori një tjetër vajzë.

E reja angleze ishte vizituar më parë pasi nuk ndihej mirë, por ajo kurrë nuk kishte pasur shenja shtatzënie, i vinin periodat dhe hante si zakonisht.

“Ishte një shokim i madh, por surprizë e bukur. Nuk e dija fare që isha shtatzënë. Po më dhimbte barku natën. Shkova në tualet dhe isha ulur kur linda fëmijën e parë. Nuk ndjeva asgjë pasi ndodhi shumë shpejt”, tregon Beth.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat