Pamjet shokuese: Kur ju lëpin qeni, mund të përfundoni edhe pa gjymtyrë nga infeksioni

Ndryshe

Pamjet shokuese: Kur ju lëpin qeni, mund të përfundoni edhe pa gjymtyrë nga infeksioni

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 12:54
Greg Manteufel

Gjithmonë është një kënaqësi kur të lëpin kafsha jote shtëpiake.

Por jo gjithmonë gjërat shkojnë mirë.

Një amerikan përfundoi pa gjymtyrë pasi mori një infeksion të rëndë nga qeni i tij.

Greg Manteufel përfundoi në spital, pasi fillimisht kishte simptima si të gripit.

Pasi e lëpiu qeni i tij, Ellie, ai nisi të kishte ethe, temperaturë, diarre dhe të vjella.

Por gjërat u përkëqësuan shumë dhe mjekët u detyruan që t’ia presin këmbët dhe krahët.

Kjo për shkak se 48-vjeçari rrezikonte jetën nga infeksioni vdekjeprurës.

Mjekët thanë se patogjeni bakterial quhet capnacytophaga canimorsus dhe gjendet në pështymën e qenve dhe të maceve.

Por edhe pse qentë e macet janë të shëndetshëm, infeksioni mund të shpërndahet tek njerëzit me probleme imunitare.

Tashmë mjekët duhet t’i bëjnë Greg-ut edhe një operacion plastik në hundë, pasi infeksioni kishte mbërritur edhe aty.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat