Mostra misterioze e detit lahet në plazhin filipinas duke habitur vendasit

Ndryshe

Mostra misterioze e detit lahet në plazhin filipinas duke habitur vendasit

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 10:17
Pamje nga videoja

Shumë të habitur, vendasit u përpoqën të kuptojnë se çfarë mund të jetë ajo krijesë masive e paidentifikuar e cila gjendjej në plazhin filipinas.

Krijesa rrënqethëse e bardhë, u filmua teksa lundronte në cekëtinë në Mindoro.

Në video shihet një burrë që prek krijesën me një shkop, ndërsa një tjetër vendas fotografon ndërkohë që valët përplasen rreth mostrës së paidentifikuar.

Video u postua në rrjet dhe disa shikues mendojnë se bisha misterioze është një balenë e ngordhur.

Një shikues shkroi: "Balenë e ngordhur. Asnjë mister."

Një tjetër postoi thjesht: "Balenë e ngordhur."

Por disa filipinas tremben se ato mbetje kanë një ngjashmëri të çuditshme me të ashtuquajturin 'globster', i cili u gjet në Filipine në Maj.

Krijesa gjigande, e cila qelbej në erë, i la fshatarët të tmerruar me mendimin se mund të sjellë 'dënimin e pashmangshëm'.

Ata menduan se mund të jetënjë krijesë gjysëm mitike e cila lahet në plazhe pak para katastrofave natyrore.

Në këtë fazë është e paqartë se çfarë mund të jetë saktësisht, por zyrtarët mendojnë se është një lloj balene.

Punonjësit e marinës mbërritën më vonë për të marrë disa kampione, për të cilën mendohet se është një lloj balene.

Banori Tam Maling tha: "Një tërmet është drejtuar për në Mindoron Lindore. Globster i madh është shenjë se diçka e keqe po vjen. Lutuni për ne."

“Globster” është emri i një bishe të paidentifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat