Qeni mbetet i bllokuar në vrimë për tri ditë. Ja si qan me lot gëzimi pasi u gjend

Ndryshe

Qeni mbetet i bllokuar në vrimë për tri ditë. Ja si qan me lot gëzimi pasi u gjend

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 17:20
Pamje nga video

Një qen ishte duke shijuar një aventurë në mëngjes nëpër pyjet e dendura të Vietnamit, plotësisht i vetëm dhe i lirë për të eksploruar terrenin malor.

Për fat të keq, qeni me ngjyrë kafe u hutua dhe ra poshtë një vrimë të madhe. Duke u përpjekur dëshpërimisht të ngjitej përsëri, përpjekjet e tij ishin të kota, ndërsa këmbët e tij u përplasën në tokë të butë dhe ai e gjeti veten në të njëjtin vend çdo kohë.

Qeni i pafuqishëm vazhdoi të tentojë të dilte nga vrima, por kot, ai rrethohej prap nga vrima e madhe. Dy ditë kaluan pa shpresë, pastaj ditën e tretë qeni ndëgjojë zëra njerzish në një distancë të madhe.

Ai filloi të leh të paralajmëronte kalimtarët për gjendjen e tij.

Njerëzit e ndëgjuan dhe u afruan aty dhe panë se poshtë ishte qeni i ngujuar për disa ditë. Në atë moment ai e dinte se ishte i sigurt dhe bishti i tij filloi të llëvizte gëzimi. Ai qau dhe qau me lot gëzimi kur e ngriti lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat