Pse duhet të lini një monedhë në frigorifer kur ikni me pushime

Ndryshe

Pse duhet të lini një monedhë në frigorifer kur ikni me pushime

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 05:57
Ilustrim

Nëse energjia elektrike nuk kthehet për më shumë se 1 ose 2 ditë, ushqimi në frigorifer mund të shkrijë i tëri. Megjithatë, pas kthimit ju nuk mund ta vini re ndryshimin në qoftë se ushqimet tuaja janë shkrirë dhe janë ngrirë përsëri.

Duke mos e dalluar dot këtë, mund të ndodhë që të “rrezikoheni” nga ushqime të cilat nuk janë shumë rezistente ndaj ngrirje-shkrirjes, sepse mund të lëshojnë disa lloje bakteresh dhe salmonelë.

Por, ju me siguri pyesni veten se si mund ta dalloni nëse ushqimet në frigoriferin tuaj kanë shkrirë dhe kanë ngrirë përsëri?

E thjeshtë!

Për fat të mirë ka një mënyrë të dobishme e cila ju ndihmon të gjeni nëse frigoriferit tuaj i ka munguar energjia elektrike.

Për ta bërë këtë, ju nevojitet një gotë plastike me ujë. Vendoseni në ngrirje që të bëhet akull. Më pas, vini në të një monedhë dhe kthejeni atë sërish në frigorifer.

Kështu, nëse në ndonjë rast që ju udhëtoni apo bëni pushime, kur ktheheni e gjeni monedhën e ngrirë brenda ujit atëherë të jeni të sigurt që ka pasu ndërprerje energjie dhe frigoriferi juaj ka shkrirë dhe është ngrirë sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat