91-vjeçari rrahet me tullë, i thonë të kthehet në Meksikë - Bota Sot
91-vjeçari rrahet me tullë, i thonë të kthehet në Meksikë

Ndryshe

E hënë, 16 korrik 2018

91-vjeçari rrahet me tullë, i thonë të kthehet në Meksikë

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 14:32
Lotët në fytyrën e 91-vjeçarit Rodolfo Rodriguez

Lotët në fytyrën e 91-vjeçarit Rodolfo Rodriguez po rridhnin ndërsa ai përshkroi se ishte sulmuar nga një grup njerëzish gjatë një shëtitjeje në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së më 4 Korrik.

"Nuk mund të ec më. Kam shumë dhimbje," tregon ai.

Rodriguez do të mbushë 92-vjeç në shtator dhe thotë se kurrë nuk është lënduar si më parë, pasi kishte një jetë të qetë.

Ai kishte udhëtuar nga Michoacan, Meksikë, për të vizituar familjen e tij në Willowbrook të Kalifornisë, një qytet në Los Anxhelos.

Rodriguez tha se ishte duke ecur në një park afër të mërkurën, kur kaloi një grua dhe një vajzë të vogël. Pa paralajmërim, gruaja e sulmoi atë, duke e goditur atë me një tullë dhe duke bërë një grup njerëzish që të bashkoheshin për ta rrahur atë.

"Unë nuk u përlesha me fëmijën e saj. Ajo më shtyu dhe më goditi derisa u lodh”, tregon ai.

Policia është duke kërkuar për një femër të dyshimtë dhe tre meshkuj që ishin të përfshirë në sulm. Autoritetet nuk janë në dijeni nëse ishin përdorur armë në këtë rast dhe cili ishte motivi, transmeton KosovaPress.

Misbel Borjas ishte duke vozitur kur ishte parë një grua duke rrahur Rodriguez në mënyrë të vazhdueshme në kokë me një tullë.

"E dëgjova atë duke thënë, kthehu në vendin tënd, kthehu në Meksikë. Kur u përpoqa ta xhiroj me telefonin tim celular, ajo hodhi tullën drejt veturës sime", tha ajo për CNN.

Rodriguez tha se nuk mban mend kur gruaja mori tullën prej betoni, por ai kujton se u godit në mënyrë të përsëritur. Në një moment, thotë ai, gruaja vrapoi drejt një grupi njerëzish dhe u tha se Rodriguez po përpiqej ta largonte vajzën e saj prej saj, kështu që burrat u bashkuan me të dhe filluan ta godasin.

"Por kjo nuk është e vërtetë. Kurrë në jetë nuk kam ofenduar askënd", tha Rodriguez përmes lotëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test