U mundua të shpëtonte pronarin e tij, qeni ngordh pasi kafshoi kabullin elektrik

Ndryshe

U mundua të shpëtonte pronarin e tij, qeni ngordh pasi kafshoi kabullin elektrik

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 19:00
Qeni

Një qen "hero" ngordhi pasi kafshoi një kabull të energjisë elektrike teksa po përpiqej të shpëtonte jetën e pronarit të tij, i cili u godit nga rryma elektrike.

Ngjarja ndodhi në Tamil Nadu të Indisë, ku një fermer 65 vjec kishte nxjerrë lopën e tij për kullotje.

Lopa preku një kabull të energjisë elektrike, të cilin fermeri nuk e kishte parë, raporton Times Of India.

Kabulli kishte rënë nga erërat e forta dhe shiu dhe kafsha ra në tokë nga kontaktin që patin me rrymën.

Fermeri u përpoq ta shpëtonte atë, por tragjikisht u godit dhe ai gjithashtu nga rryma elektrike.

Qeni i fermerit, i quajtur Ramu, erdhi në ndihmë të pronarit të tij. Ai e kafshoi kabullin dhe u përpoq t'ia hiqte fermerit, por u godit nga rryma dhe ngordhi në vend.

Sipas New Indian Express, të afërmit e fermerit dëgjuan britmat e qenit dhe shkuan për të parë se cpo ndodhte, por i gjetën të tre të vdekur. Qeni e kishte ende kabullin të kafshuar me dhëmbë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat