Humbi thonjtë e këmbës pas një trajtimi të zakonshëm - Bota Sot
Humbi thonjtë e këmbës pas një trajtimi të zakonshëm

Ndryshe

E hënë, 16 korrik 2018

Humbi thonjtë e këmbës pas një trajtimi të zakonshëm

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 18:24
Për të realizuar këtë lloj pedikyri duhet të vendosësh këmbët në një vaskë të vogël të mbushur me peshq Garra rufa

Hmmm, mesa duket pedikyri me peshq vijon të jetë në modë (kujtoni Kim Kardashian në vitin 2013) dhe duket se ka shumë pasoja. Sipas një raporti të publikuar nga “Jama Dermatology”, një vajzë rreth të 20-tave kishte humbur thonjtë pas trajtimit gjashtë mujor të këtij pedikyri. Shihni foton më poshtë:

Për të realizuar këtë lloj pedikyri duhet të vendosësh këmbët në një vaskë të vogël të mbushur me peshq Garra rufa, që njihen ndryshe si peshq “doktor” dhe këta të fundit do të ushqehen me lëkurën e vdekur të këmbëve.

Njerëzit shprehen se pedikyri me peshq i mundëson këmbë të buta dhe me erë të freskët, që sipas studimit nuk është aspak e vërtetë.

Sipas studiuesve, pedikyri me peshq është shumë i rrezikshëm. Fillimisht, është rrezik për infeksionet e shumta që mund të merren. Sakaq, jo gjithmonë mund të rastisni me peshq “doktorë”, por edhe lloje të ndryshme, të cilët kanë dhëmbë dhe thithin gjakun.

Ahhhh edhe diçka tjetër. Këto peshq i lënë të vdesin urie që të mund të konsumojnë lëkurën e njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test