Një peshkaqen i bardhë në ujërat e Majorkës - Bota Sot
Një peshkaqen i bardhë në ujërat e Majorkës

Ndryshe

E hënë, 24 shtator 2018

Një peshkaqen i bardhë në ujërat e Majorkës

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Për herë të parë në më shumë se 40 vjet, një peshkaqen i bardhë i përmasave të mëdha është parë të notojë në ujërat përreth ishullit të Majorkës, në Spanjë. Një grup specialistësh të botës së egër e ka filmuar peshkaqenin për 1 orë teksa endej përreth arqipelagut Kabrera.

Peshkaqenët e bardhë janë të gjatë deri në 6 metra, mund të peshojnë deri në dy tonë dhe lëvizin me një shpejtësi prej 40 kilometra në orë. Sipas një dokumentari, 27 peshkaqenë të këtij lloji janë konstatuar në këtë pjesë të Spanjës mes viteve 1920-1976 dhe që prej atëherë një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test