Toka do të mbetet në errësirë për 103 minuta, ja kur ndodh

Ndryshe

Toka do të mbetet në errësirë për 103 minuta, ja kur ndodh

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 06:42
Foto ilustrim

Planeti Tokë ku jetojmë, do të përjetojë më 27 korrik 2018, pra pas më pak se një muaji, një errësirë e cila pritet të zgjasë për 103 minuta, duke u regjistruar si eklipsi total i Hënës më i gjatë i shekullit.

Ky eklips do të shihet gjerësisht në Europë, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

Spektakël pritet të japë dhe Marsi sepse në të njëjtën natë planeti i Kuq do të jetë i dukshëm sikundër nuk kishte ndodhur që në vitin 2003.

Ndaj 27 korriku është një datë për t’u shënuar në kalendar dhe për të mos u harruar.

Qielli do të bëhet i kuq duke ofruar një eklips total të Hënës, tha astrofizikani Gianluca Masi, përgjegjës i “Virtual Telescope Project”.

Lajmi konfirmohet edhe nga NASA e cila sjell në vëmendje se që nga 2015 nuk ka pasur një eklips kaq të rëndësishëm.

Gianluca Masi pohon se më 27 korrik Hëna do të fshihet nga drita e Diellit brenda çadrës së Tokës duke u gjendur në distancën maksimale nga Toka duke u kthyer kështu në një minihënë ose më e vogla Hënë e vitit.

Faza totale e eklipsit do të jetë rreth 103 minuta, ose më e gjata e shekullit. “Do të jetë tërësisht e shikueshme me sy të lirë duke arritur në pamjen më të mirë në orën 22:23”, pohon Gianluca Masi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat