Vuri nënën para traktorit si ‘mburojë të gjallë’ gjatë mosmarrëveshjes që pati me fqinjin

Ndryshe

Vuri nënën para traktorit si ‘mburojë të gjallë’ gjatë mosmarrëveshjes që pati me fqinjin

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 23:54
Pamje nga video

Pronari i një toke në Mungla të Indisë, e ka vënë nënën e tij para traktorit, në përpjekje ta ndalojë fqinjin që ta lërojë tokën e tij.

Mësohet se ata kishin bërë një marrëveshje, që fqinji ta punojë tokën e tij, por më vonë nisën të kenë keqkuptime.

Në mënyrë që t’ia ndalojë hyrjen, e përdori nënën sikur një ‘mburojë të gjallë’ derisa ai u zmbraps.

Nuk bëhen të ditura emrat e familjeve të përfshira në zënkë, apo gjendja e të moshuarës, që u bart sikur të ishte ndonjë leckë.

Por, mediat raportojnë se është arrestuar një person, pa bërë të ditur se cilës palë i përket. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat