Mundësit e fuqishëm e humbën betejën e tërheqjes së litarit, nga një luan i ri në moshë

Ndryshe

Mundësit e fuqishëm e humbën betejën e tërheqjes së litarit, nga një luan i ri në moshë

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 07:17
Pamje nga video

Richocet, Fabian Aichner dhe Killian Dain e tërhiqnin litarin me sa fuqi kishin, teksa në anën tjetër atë e kishte kafshuar dhe nuk po e lëshonte një luan i ri në moshë.

Nofullat e këtij të fundit, dolën më të fuqishme se muskujt e mundësve profesionist, të cilët u dorëzuan.

Beteja e pazakontë që u filmua në një kopsht zoologjik të Teksasit të Shteteve të Bashkuara, është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke grumbulluar shumë reagime pozitive.

“Sa mundës nevojiten, për ta fituar betejën e tërheqjes së litarit, me një luan që sapo i ka mbushu gjashtë muaj, sigurisht se më shumë se gjashtë” është përshkruar rasti, që mund ta shihni më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat