Pa gishtin e vogël – humbisni rreth 50% të fuqisë së dorës, fakte interesante për trupin e njeriut

Ndryshe

Pa gishtin e vogël – humbisni rreth 50% të fuqisë së dorës, fakte interesante për trupin e njeriut

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Shkencëtarët zbulojnë thuajse çdo ditë të reja rreth trupit të njeriut – madje disa prej tyre janë shumë të habitshme.

Më poshtë janë të renditura disa fakte që tregojnë se ka diçka vërtetë të fuqishme në trupin e njeriut:

Acidi në barkun e njeriut mund ta shkrijë lehtësisht një brisk rroje. Por sigurisht nuk keni nevojë ta provoni këtë.

Njerëzit mund të jetojnë pa stomak, me 75% të mëlçisë, një veshkë, 80% të zorrëve, një mushkri – kjo nuk do të jetë jeta më e lumtur, por është e mundur.

Epidermi i trupit rigjenerohet çdo 2-4 javë. Në një vit njerëzi humbin rreth 0.7 kg lëkurë të vdekur.

Kockat e një personi mesatar mund të përballojnë rreth 16 mijë njerëz që qëndrojnë mbi të.

Ngjyra e syve mund të ndryshojë me moshën. Megjithatë, nëse ngjyra e syve ndryshon në mënyrë dramatike, ose nëse një sy ndryshon nga kafe në të gjelbër, duhet ta vizitoni mjekun. Ndryshimet e ngjyrave të syrit mund të jenë shenjë paralajmëruese e sëmundjeve të caktuara.

Flokët e njeriut mund të mbajnë peshën e dy elefantëve.

Njerëzit mund të mbijetojnë më gjatë pa ushqim se sa pa gjumë. Mund të jetojmë rreth 3 javë pa ngrënë, por pas 11 ditësh pa gjumë, trupat fillojnë të mbyllen.

Pa gishtin e vogël, do të humbisni rreth 50% të fuqisë së dorës tuaj.

Trupi përmban 60.000 milje të enëve të gjakut.

Gjatë jetës njerëzit prodhojmë pështymë të mjaftueshme për të mbushur 2 pishina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat