Njeriu me këmbët më të gjata në botë bëhet me këpucë të reja

Ndryshe

Njeriu me këmbët më të gjata në botë bëhet me këpucë të reja

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Njëzetedyvjeçari Jason Rodriguez nga Venezuela ka numrin e këmbës me numër 68.

Këmba e tij e majtë është e gjatë 40.55 centimetra, ndërsa ajo e djathtë 40.57 centimetra. Kjo, sipas librit Guinness, është këmba më e gjatë një botë.

Rodriguez, i cili është i lartë 220 centimetra, këtë javë për herë të parë e ka vizituar personalisht këpucëtarin Georg Vesels, që njëherësh ishte vizita e tij e parë jashtë vendit.

Ai tha se ishte i lumtur që vizitoi Evropën dhe të kthehej në shtëpi me këpucë të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat