Gjarpri kafshon me kokë të këputur - Bota Sot
Gjarpri kafshon me kokë të këputur

Ndryshe

E mërkurë, 15 gusht 2018

Gjarpri kafshon me kokë të këputur

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Një shtetas amerikan i kishte prerë kokën një gjarpri, por kjo nuk e ndihmoi që të shpëtojë nga zvarraniku i rrezikshëm.

Edhe pasi i hoqi kokën zvarranikut 1.25 metra të gjatë, ky i fundit e kafshoi dhe iu nevojitën 26 doza kundërhelm për të shpëtuar jetën.

Bashkëshortja Jennifer Satkleaf tha për radio lokale se burri i saj ishte duke punuar në kopsht kur gjeti gjarprin.  Gjarpërinjtë janë të rrezikshëm edhe pasi t’u pritet koka, pasi refleksi për kafshim tek ata zgjat edhe disa orë pasi të kenë ngordhur.

Më tepër se një javë i janë nevojitur shtetasit nga Teksasi që të kthehet në gjendje stabile, madje me funksionim më të dobët të veshkës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test