Burri 84 vjeçar i aplikon gruas grimin

Ndryshe

Burri 84 vjeçar i aplikon gruas grimin

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 07:45
Pamje nga video

Një çift i moshuar duket se nuk ndjejnë lodhje kur duhet ndihmuar njëri-tjetri.

Saktësisht, kur gjendja shëndetësore e zonjës Mona, ishte përkeqësuar teksa s’mund të aplikonte dot më me duart e saj grimin, bashkëshorti i saj Des, morri përsipër një punë të tillë.

Des i cili aktualisht ka 84 vjet, mori mësime se si duhet aplikuar grimi në fytyrën e mikes së jetës së tij.

Çifti i cili gëzon pothuajse 56 vjet martesë, me këtë histori të dashurisë, preku zemrën e artistit më të mirë të grimit, Mario Dedivanoviq.

Ky i fundit mori vendim që Des i cili aplikon grim tek bashkëshortja e tij, të jetë në kurset e mësimit që ai i jep për adhuruesit e grimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat