Vdesin binjaket siameze në moshën 22-vjeçare nga zemra

Ndryshe

Vdesin binjaket siameze në moshën 22-vjeçare nga zemra

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 08:16
Binjaket siameze Maria dhe Consolata Mwakikuti

Binjaket siameze Maria dhe Consolata Mwakikuti kanë vdekur pas një ataku kardiak në moshën 22-vjeçare.

Binjaket, të cilat ishin të bashkuara nga kërthiza e poshtë, ndanin organe të përbashkëta si mëlçia dhe mushkëritë por kishin të ndara zemrën, kokën dhe krahët.

Ato u shtruan në spital në dhjetor për shkak se vuanin nga sëmundje të zemrës por vdiqën të shtunën.

Lajmi ka ka shkaktuar trishtim në Tanzani, ku binjaket kishin fituar zemrat e shumë njerëzve.

Shumë njerëz me anë të rrjeteve sociale të dielën dërguan mesazhe ngushëllimi për familjen dhe miqtë.

Presidenti i Tanzanisë, Xhon Magufuli, shkroi në Twitter se ishte "i pikëlluar" nga vdekja e tyre, duke shtuar se Consolata dhe Maria kishin "ëndërruar ti shërbenin kombit".

Në një intervistë me BBC vitin e kaluar, binjaket thanë se pas përfundimit të arsimit të tyre universitar, donin që të bëheshin mësuese.

"Do të mësojmë duke përdorur një projektor dhe kompjutera," thanë ato.
Motrat  arritën të vazhdonin studimet e tyre ndërsa rriteshin, falë pjesërisht financimit nga qeveria lokale dhe donacionet private.

Maria dhe Consolata, të cilat ishin kundër idesë së ndarjes kirurgjikale, i thanë gjithashtu BBC-së se një ditë shpresonin të martoheshin me një burrë.

Vajzat, prindërit e të cilave vdiqën kur ato ishin ende foshnje, u rritën nga bamirësja katolike Maria Consolata, e cila i adoptoi dhe i vendosi emrat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat