Policia gjen 160 gjarpër gjatë bastisjes në shtëpi - Bota Sot
Policia gjen 160 gjarpër gjatë bastisjes në shtëpi

Ndryshe

E shtunë, 18 gusht 2018

Policia gjen 160 gjarpër gjatë bastisjes në shtëpi

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 23:35
Ilustrim

Policia amerikane gjeti qindra gjarpërinj dhe minj në bodrumin e një shtëpie në qytezën West Bend, në shtetin federal të Viskonsin.

Policia e ka zbuluar këtë gjatë një hetimi për një të dyshuar për sulm seksual.

Autoritetet lokale njoftuan se policët në shtëpi gjetën 160 gjarpërinj, më shumë se 250 minj, si dhe bretkosa. Gjarpërinjtë ishin të gjatë 15 deri në 61 centimetra.

Shumica e kafshëve ishin në gjendje të keqe shëndetësore dhe janë larguar edhe minjtë dhe gjarpërinjtë e ngordhur.

Një 42-vjeçar u arrestua në bazë të një aktakuze paraprake për sulme seksuale, dhe një akuzë shtesë pritet të paraqitet kundër tij.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test