Ana e errët e jahteve të pasanikëve për të cilën nuk flitet

Ndryshe

Ana e errët e jahteve të pasanikëve për të cilën nuk flitet

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 23:21
Ilustrim

Nëse shefi i tij kërkon një ushqim të veçantë, Dirk Zimmerman, një kuzhinier 35-vjeçar në superjaht ulet në helikopter dhe niset për të gjetur ushqim. Siç thotë ai, ka fluturuar shumë herë nga jahti në kërkim për kungull të njomë në Oman, apo domate që rriten në atolet e Paqësorit.

"Do të shokoheshit nëse do të dinit se sa para janë ata në gjendje për të shpenzuar, por fluturimi dy orësh me helikopter në kërkim të ushqimit gjithnjë më ngazëllen", thotë Zimmerman duke përgatitur sushi në kuzhinë të pajisur në mënyrë profesionale të jahtit të gjatë 60-metra 'St David në Monako.

Ndërsa të pasurit janë duke u bërë më të pasur - vetëm vitin e kaluar ka pasur 145 miliarderë të rinj - dhe kërkesat janë në rritje për super-jahte të reja më të gjata se 24 metra. Në këtë moment, më shumë se 500 prej tyre janë ndërtuar anembanë botës.

Disa prej tyre kanë më shumë se 100 punonjës. Gjithsej sektori i kësaj dege të turizmit punëson rreth 37.000 njerëz, dhe të rinjtë që e shohin veten e tyre në këtë biznes shkollohen në Universitetin Soltent në Southampton, i cili ofron trajnime shtesë në Akademinë për superjahte  Warsash.

Çdo pranverë, dhjetëra të rinj britanik shkojnë për trajnime në Antibes në Cote d'Azur, qendra jozyrtare për rekrutimin e ekuipazhit.

Përderisa kjo është një punë e ëndërruar, shumë e dinë se ka edhe medalje të tjera. Aksidentet, lëndimet, vdekjet janë pjesë përbërëse e kësaj pune. Vetëm në vitet e fundit, tre anëtarë të rinj të ekuipazhit kanë humbur jetën duke iu shërbyer pasanikëve të tyre.

Këto super-jahte zakonisht lundrojnë pa ndërprerë rreth botës dhe vetëm për një kohë të shkurtër qëndrojnë në porte. Arsyeja është se ata nuk duhet të regjistrohen dhe të paguajnë taksa. Kjo është arsyeja pse ekuipazhet nuk mund të kenë të njëjtën mbrojtje ligjore si ata që punojnë në tokë, transmeton KosovaPress.

Familjet ankohen se në rast aksidenti apo vdekjeje, ata nuk kanë askënd që të padisin dhe nëse do t'i ndihmojnë pas vdekjes më të dashurve të tyre, pasi asnjë prej pronarëve të pasur të jahteve nuk shfaqet në funeral.

Michael Hanlon ishte 22-vjeç kur mori punën nga ëndrrat në mars 2013 - të ishte instruktor i sporteve të ujit në jahtin 62-metra Faith në posedim të miliarderit të modës kanadeze Lawrence Stroll. Një muaj më vonë dhe para se të fitonte pagën e parë prej 3,500 dollarësh, ai u gjet i vdekur. Ai u kthye i lodhur pas një nate nga lundrimi në Antibes në rivierën franceze. Ai bëri dy ndërrime të turistëve, duke punuar ditë e natë, dhe pastaj shkoi në një bar lokal për të festuar herën e parë që kaloi Atlantikun në jetën e tij.

Por, ndërsa jahti qëndron mbyllur natën, ai u përpoq të hyjë nga dalja emergjente jozyrtare. Ai ra nga kuverta e lartë dhe goditi kokën në mol, dhe u mbyt. Trupi i tij u gjet vetëm ditën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat